KONCERTE


Pse duhet të dëgjoni GHOST!

Postuar nga admin

4th Dhjetor 2018

Grupi GHOST – OK, e pranojmë që nga pamja lënë për të dëshiruar me 7 nga 8 anëtarët e grupit që mbajnë maska identike, por kjo, dhe mbi të gjitha, MUZIKA E TYRE i bën të veçantë. Ghost bëjnë ROCK ENERGJIK me refrene melodioze që i bëjnë këngët tepër të preferuara nga dëgjuesit kudo në botë. Ghost u formuan në Linköping, Suedi në vitin 2006. Tobias Forge, i çmenduri brilant që udhëheq grupin në vokal ka disa identitete skene, si Papa Emeritus, Cardinal Copia etj, por ajo që ju duhet të dini është se albumi i fundit quhet “Prequelle” dhe ka këngë hite si Rats, Badflower, Dance Macabre… këtë verë që vjen (2019) “Ghost” del në turne evropian me METALLICA>>>>>>!!!!!