KONCERTE


Panic! at the Disco këndojnë “Bohemian Rhapsody”

Postuar nga admin

10th Tetor 2018

Panic! at the Disco nderuar grupin legjendar  Queen me një version elektrizues live të  “Bohemian Rhapsody” për spektaklin e këtij viti të American Music Awards. Lideri i Panic!, Brendon Urie interpretoi shkëlqyeshëm pjesët e kënduara në origjinal nga Freddie Mercury gjatë performancës që u transmetua drejtpërdrejt nga Sidnei në Australi.

Këngëtari nisi duke luajtur vetë në piano, ndërsa grupi e ndiqte duke e pasuruar aranxhimin me harmoni komplekse korale. Panic! at the Disco i qëndruan besnikë versionit origjinal – që nga tranzicionet nga Balada në Rock deri tek solot melodike të kitarrës së Brian May. Brendon Urie i shtoi edhe më shumë dramaticitet performancës kur u ngjit mbi pianon gjatë shpërthimit hard-rock, pasi kishte arritur notat më të larta në vargun “for meeeeeeee”.

Mund ta shijoni të plotë këngën këtu: