ROCK NEWS


Një këngë e re nga Bon Jovi – Do What You Can

Postuar nga admin

24th Gusht 2020

I njohur për aktivitetet bamirëse Jon Bon Jovi vjen edhe këtë vit pandemie me një këngë të re, enkas për këtë kohë.

 

NP

Jovi ka hapur një restorant të quajtur JBJ Soul Kitchen në Nju Xherzi, ku ai ushqen njerëzit në nevojë. Jovi vet shërben në restorant, herë si kuzhinier, e herë si pjatalarës. Një prej këtyre ditëve, e shoqja, Dorothea shkrepi një foto të artistit duke larë enët në kuzhinën modeste. Fotoja e pajtalarësit superstar u hodh në rrjetet sociale me diçiturën “If You Can’t Do What You Do… Do What You Can” (Nëse nuk bën dot punën e zakonshme, bëj ç’të mundesh.) Kjo ishte fraza që e ngacmoi Jonin, dhe të nesërmen ai shkroi një këngë, të titulluar “Do What You Can””, të cilën mund ta dëgjoni në Big FM 101.6.

 

BON JOVI – Do What You Can