ROCK NEWS


Greta Van Fleet lajmërojnë albumin e ri

Postuar nga admin

5th Dhjetor 2020

Do të titullohet The Battle at Garden’s Gate albumi i ri i grupit Greta Van Fleet

Ashtu siç ndodhi edhe me këngën ‘My Way, Soon’, grupi Greta Van Fleet e publikuan si surprizë, orët e fundit, një këngë të re, të quajtur Age of Machine, nga albumi i tyre i ri, i cili pritet të dalë në datën 16 Prill 2021. Në të njëjtin njoftim në Tëitter, grupi i ri nga Michigani dhanë për ndjekësit edhe titullin e albumit që pritet, i cili do të jetë, “The Battle At Garden’s Gate”. Nëse ju ka pëlqyer albumi “Anthem Of The Peaceful Army”, i cili bëri që të Greta Van Fleet të fitonte respekt, atëherë mezi po prisni për këngët e reja të djemve.

Age of Machine 

Kënga e re, nga albumi që pritet është e zhanrit psikodelik të rock-ut dhe zgjatet për gati 7 minuta. Për daljen e këngës, Gretta Van Fleet publikuan edhe një faqe interneti enkas për ta prezantuar këngën tek publiku i tyre. Nëse shkoni tek ageofmachine.com, do mund ta dëgjoni këngën dhe të shihni një galeri fotografish. Kënga, e karakterit filozofik, është krijim i vokalistit Josh Kiszka, i cili thotë se kënga i erdhi në mend teksa shihte një kub akulli që pluskonte në pijen e tij në një hotel në Hollivud.