KONCERTE


Foo Fighters në Evropë verën e ardhshme

Postuar nga admin

1st Dhjetor 2018

Foo Fighters vazhdojnë të publikojnë data të reja koncertesh për Albumin e tyre të vitit 2017 Concrete & Gold. Dave Grohl dhe çunat kanë bërë të ditur se do të luajnë edhe disa koncerte në Evropë gjatë Qershorit dhe Gushtit 2019. Ata do jenë të prekshëm edhe për fansat shqiptarë që do marrin rrugën për në Kroaci.

Foo Fighters i kanë ndarë koncertet evropiane në dy pjesë. Në fillim ata vijnë fare afër nesh në “Pula Arena”, në Pula, Kroaci në datën 19 Qershor. Ndërsa në datën 25 Qershor Foo Fighters do luajnë në Horsens, Danimarkë në Faengslet kurse dy netë më vonë, më 27 Qersor janë në Fortesën Koengen në Bergen, Norvegji. Foo Fighters do rikthehen në Evropë në Gusht për të luajtur festivalin Vital në Belfast në datën 19 dhe pastaj në RDS Arena në Dublin dy netë më pas, më 21 Gusht.