FILMA DHE TV


Claire Underwood rikthehet për të vrarë

Postuar nga admin

9th Tetor 2018

Claire Underwood do të rikthehet më 2 Nëntor, si komandantja e madhe e forcave të armatosura amerikane. Frank-u ka vdekur, si karriera e Ken Spacey-t dhe është rradha e Robin Wright të komandojë Shtëpinë e bardhë. Por nuk do të jetë e lehtë. Rregulli thotë, vrit ose vritu, dhe ajo premton se do zhdukë të gjithë elitën e korruptuar politike në Washington DC.

“House Of Cards” vjen me një sezon të ri që nga sa duket në trailer do jetë plot me intrigën politike kriminale që e ka bërë serialin kaq tërheqës. Ne në Big FM mendojmë se këto janë cilësitë më të mira të “House Of Cards” ndaj e mirëpresim sezonin pa Frank Underwood. Nuk jemi të sigurtë ç’flamë e hoqi nga skena, por kemi besim tek skenaristët. Shikoni trailerin, duket një egërsirë e vërtetë.