FILMA DHE TV


“Bohemian Rhapsody” është Hit në kinema

Postuar nga admin

4th Nëntor 2018

Një sukes i vërtetë është kondideruar filmi “Bohmian Rhapsody” që sjell në ekranin e madh historinë e grupit legjendar të rock-ut nga Britania, Queen. Freddie Mercury sikur ringjallet nga Rami Malek, i cili e portretizon shkëlqyeshëm artistin e madh, edhe pse në shtat më i shkurtër se Freddie i vërtetë. Filmi është i mbushur me këngët më të bukura të Queen, duke e kthyer ekranizimin në një eksperiencë të plotë muzikore. Në 134 minuta që kalojnë menjëherë, njihemi me fillimet, kulmin dhe dëshpërimin e artisitit të madh dhe grupit të tij të jashtëzakonshëm. Vështirë që një i ri që nuk i njeh si grup të mos vrapojë për të shkarkuar në mënyrë pirateske gjithë diskografinë e Queen, me të mbaruar filmi. ‎Rami Malek, Lucy Boynton, Ben Hardy, Joseph Mazzello, Aidan Gillen dhe Gwilym Lee në rolet kryesore. Regjia nga Bryan Singer, muzika nga John Ottoman.