ROCK NEWS


Bëhuni gati për Medicine At Midnight nga The Foo Fighters

Postuar nga admin

13th Dhjetor 2020

Edhe pak ka mbetur nga kthimi zyrtar i grupit The Foo Fighters, me albumin e tyre të ri “Medicine At Midnight” i cili del më 5 Shkurt 2021. Edhe këtë disk Foo Fighers ia besuan producentit Greg Kurstin me të cilin kanë prodhuar një tingull që mund t’i habisë disa nga tifozët e grupit.
“Mendova, le të bëjmë një album festiv!’ – pat deklaruar Dave Grohl për revistën NME – “Këngët që duam më fort kanë ritëm. Nuk dua të them se është album për të kërcyer, por në shumë mënyra, është disku më energjik që kemi prodhurar. E menduam si një festë të shtunën mbrëma. E kemi shkruar dhe përshkallëzuar që pasi t’i dëgjosh të 9 këngët, të duash t’i vësh nga e para.”
“Shame, Shame” nga Albumi i ri i Foo Fighters është në BIG FM 101.6. #BigFMAlbania #FooFighters #MedicineAtMidnight #NewRock