Uncategorized


5 aromat më të shitura të burrave

Postuar nga admin

19th Tetor 2018

Dihet se burrat që mbajnë kolonjë të mirë kanë edhe shanset më të mira me zonjat ndaj menduam t’ju informojmë mbi çfarë konsiderohet si më e mira e momentit kur vjen tek aromat e burrave. Thonë se aroma e duhur mund ta bëjë të parezistueshëm një djalë – apo të paktën kjo është çka na pëlqen të mendojmë. Ja pra dhe lista e 5 aromave më të preferuara.

 

1. Guilty nga Gucci

Gucci është në flakë për momentin dhe produktet e tyre ofrojnë cilësi. Kolonja e Gucci-t është një mënyrë e padukshme për tu veshur me Gucci pa shpenzuar shumë para.

2. Versace Eros

Në shishet e Eau de Toilette nga Versace do gjeni një harmoni ëmbëlsie dhe kripe që krijon një aromë unike dhe mashkullore. Aroma të kujton kripën e detit në lëkurë pasi je tharë në diell.

3. L’Homme by Ysl

Yves Saint Laurent është një markë që kujdeset posaçërisht për aromat mashkullore që propozon. Kjo ndihet menjëherë tek  L’Homme. Kjo kolonjë është dallueshëm mashkullore dhe i shkon çdo tipi burri, e gjithashtu çdo moshe.

4. Armani Code

Kjo përzjerje agrumesh dhe erzash nga Armani është ndjeshëm e përshtatshme për një vend mesdhetar. Me limon, lule portokalli dhe esenca druri, kjo nuk është këngë popullore por kolonjë fantastike e Armanit. Me Code nuk gabon asnjëherë.

5. Dior Homme

Dior Homme është e fundit që shtëpia Dior ka nxjerrë për meshkujt dhe është një sukses tjetër i francezëve të kësaj perandorie mode. Kombinon aromat mashkullore me erën e lëkurës, lules së irisit, livandos dhe sherebëlës.