SCHOOL OF ROCK


47 vjet nga dalja e “Imagine” nga John Lennon

Postuar nga admin

8th Tetor 2018

Imagine” është një këngë e cila e inkurajon dëgjuesin të përfytyrojë një botë në paqe, pa kufij dhe pengesa dhe pa ndasi në bazë të fesë apo kombësisë. Lennon e publikoi këngën 47 vjet më parë, më 8 Tetor 1971. “Imagine” e fton njerëzimin të jetojë pa u bërë peng i materializmit.

Lennon dhe Yoko Ono e bashkëprodhuan këngën dhe albumin me të njëjtin titull bashkë me producentin Phil Spector. Regjistrimi nisi në muajin maj në studion në shtëpinë e John Lennonit në Angli dhe u përfundua në studion Record Plant, në Nju Jork, gjatë korrikut 1971. Kënga u publikua atë tetor dhe arriti numër 3 në Billboard Hot 100 në ShBA dhe numër 1 në UK Chart. Më vonë kjo këngë u beë sukesi më i madh komercial i Lennonit pa The Beatles.